Trupi i Kacifas mbërrin në Bularat, Bashkia paguan shpenzimet e varrimit - Bota Sot
Trupi i Kacifas mbërrin në Bularat, Bashkia paguan shpenzimet e varrimit

Shqipëria

Trupi i Kacifas mbërrin në Bularat, Bashkia paguan shpenzimet e varrimit

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 21:23
Kostandinos Kacifa

Ka mbërritur pasditen e të mërkurës në Bularat trupi i Kostandinos Kacifas. Në fshat, situata duket ende e qetë dhe shumë pak persona kanë mbërritur për varrimin, që pritet të mbahet të enjten paradite.

Nënkryetari i Bashkisë së Dropullit, Mihal Mano foli për mbështetjen që bashkia ka ofruar për familjen.

“Në mbledhjen jashtë radhe të Bashkisë së Dropullit folën të gjithë këshilltarët e bashkisë. Njëzëri, si minoritet grek vendosëm të qëndrojmë në lartësinë e situatës e të mbajmë një qëndrim për ngjarjen e ndodhur. Vendosëm që të paguajmë zyrtarisht shpenzimet e varrimit. Mbajtëm një minutë heshtjeje. Siç e dini do të mbështesim edhe me foni zhvillimin e ceremonisë mortore. Një këngëtar epirot do të jetë pjesë e ceremonisë, që do të shoqërohet me këngë dhe vajtime sipas traditës”, tha Mihal Mano.

Pritet që nesër, për ceremoninë e varrimit të mbërrijnë edhe qytetarë grekë që janë informuar për ngjarjen nga mediet. Çështja “Kacifas” ka marrë vëmendje maksimale nga mediet greke. Prania e medieve në qendër të Bularatit është më e lartë sesa ajo e banorëve, ndërsa shumica e ekipeve të xhirimit janë akomoduar dhe po jetojnë në fshat, që pas 28 tetorit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...