Nesër shiu mbulon vendin, parashikimi i motit për Shqipërinë - Bota Sot
Nesër shiu mbulon vendin, parashikimi i motit për Shqipërinë

Shqipëria

Nesër shiu mbulon vendin, parashikimi i motit për Shqipërinë

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 22:07
Ilustrim

Orët e para të ditës së nesërme në Shqipëri vijojnë me vranësira të shpeshta dhe shira të dobët në të gjithë vendin, më të dukshme në veri dhe verilindje.

Pasditja mbetet me vranësira dhe shira në veri, ndërsa pjesa më e madhe e vendit mbetet në kushtet e kthjellimeve me vranësira të shpeshta.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por rritje të lehtë sjell mesdita.

Kjo do të bëjë që vlerat ekstremale të variojnë nga 6 në 22°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe herë pas here mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior ndërsa në det krijohet dallgëzimi 2 ballë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...