Çipa: Çfarë po ndodh me të rinj shqiptarë që radikalizohen në Greqi kundër vendit të tyre?!

Shqipëria

Çipa: Çfarë po ndodh me të rinj shqiptarë që radikalizohen në Greqi kundër vendit të tyre?!

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 23:58
Aleksandër Çipa

Gazetari Aleksandër Çipa i ftuar në "Arena" shprehu shqetësimin për radikalizimin e të rinjve shqiptarë me dyshtetësi.

Çipa: Jo të gjithë individët e veshur me kostumin e diplomatit respektojnë kodin e diplomatit. Shpesh u mungon integriteti, i mungon edhe kapaciteti profesional. Janë disa vende si Greqia dhe Italia, ku diplomatëve u kërkohet diçka më tepër. Çfarë po ndodh me qytetarët shqiptarë që kanë fituar dyshtetësinë, edhe greke edhe shqiptare. Çfarë po ndodh me këtë kontingjent të rinjsh që po indoktrinohen nga qarqet ekstremiste që janë edhe parlamentare dhe që vijnë me një patalogji nacionale në Shqipëri duke u sjell si me një vend të huaj, ndërkohë që këtu kanë pronat, trashigiminë. Këtu u kanë lindur prindërit. Ky radikalitet duhet të na shqetësojë dhe është i pariparueshëm. Ne kemi rastin e himariotëve që janë edhe më ekstremistë. Këta që janë pakicë ne duhet të ruajmë tolerancë. Është një pakicë konstruktiviste. A thërret ambasada apo konsulli i Shqipërisë kudo që ndodhet në Greqi një person që shfaq radikalitete. Në Shqipëri, ndodh nga diplomacia greke. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat