Paloka:Tre ditët e Lleshit në Ministri: Dy urdhra e një sqarim....

Shqipëria

Paloka:Tre ditët e Lleshit në Ministri: Dy urdhra e një sqarim....

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 13:36
Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar në një shenim në faqen e tij në facebook pas urdherit të dytë të zëvendës ministrit të Brendshëm Sandër Lleshi.

“Në vetëm tre ditë pune, tre levizje të bujshme ; 
Ditën e parë nxorri urdhër që administrata të mos pij kafe.
Ditën e dytë urdhëroi policinë që të merret me plehrat ( jo ato te krimit por me lëkurat e bananave që hedhin qytetarët)
Ditën e tretë nxorri sqarim për urdhërin e ditës së parë”, shkruan me ironi drejtuesi i lart i PD.

Ja postimi i plotë i Palokës në facebook:

Dhe ne qe kishim dyshime se Lleshi i Rames nuk do ishte efektiv ne detyren e tij te re...
Ne vetem tre dite pune, tre levizje te bujshme ; 
Diten e pare nxorri urdher qe administrata te mos pij kafe.
Diten e dyte urdheroi policine qe te merret me plehrat ( jo ato te krimit por me lekurat e bananave qe hedhin qytetaret)
Diten e trete nxorri sqarim per urdherin e dites se pare.
Neser pritet te nxjerre sqarim per urdherin e dites se dyte.
Po diten e peste ? 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat