Rama fyen Palokën përmes një vajze nga Lezha: "Thum, thum gabim"

Shqipëria

Rama fyen Palokën përmes një vajze nga Lezha: "Thum, thum gabim"

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 17:35
Rama fyen Palokën përmes një vajze nga Lezha: "Thum, thum gabim"

Gjatë ceremonisë për anëtarësimet e reja në Partinë Socialiste sot në qytetin e Lezhës, nuk munguan batutat mes kryeministrit Edi Rama dhe të rinjve e të rejave që i bashkohen partisë së majtë.

Njëra prej vajzave që ju afrua kryesocialistit për të marrë kartën e anëtarësisë e kishte mbiemrin Paloka. Kaq mjaftoi që kreu i qeverisë të bënte ironi me deputetin demokrat Edi Paloka, duke kaluar deri diku në fyerje për shkak të faktit që Paloka shpesh shfaq probleme me shqiptimin e gërmës "Sh".

Rama: Shihni këtë Palokën tonë, e shihni atë tjetrin. E bëni direkt dallimin

Vajza: Jam shumë e lumtur që jam pjesë e PS

Rama: Ja shif vetëm kaq, e pastaj futja kot shko voto për ata

Vajza: Jam e nderuar kryeminsitër që po marr kartën nga ju

Rama: Ai do thoshte “thum” (shumë) gabim e ke, thum gabim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat