Rama: Do çoj sërish Lleshin për dekretim, mundësi për Metën të futet në binarët kushtetues

Shqipëria

Rama: Do çoj sërish Lleshin për dekretim, mundësi për Metën të futet në binarët kushtetues

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 07:01
Kreyeministri Edi Rama

Kreyeministri Edi Rama deklaroi pak minuta më parë në emisionin Real Story se do të dërgojë sërish në Presidencë kandidaturëne Sandër Lleshit për dekretim në postin e Ministrit të Brendshëm. Kjo sipas tij është një mundësi e mirë që Presidenti të futet në binarët e kushtetutës.

“Unë nesër do t’i dërgoj presidentit dekretimin ku përsëri do ti dërgoj dekretimin e Sandër Lleshit me një letër apo me një relacion shpjegues të mirë argumentuar dhe në traditën e krijuar nga presidenti pë rhir të vërtetës që në rastin e negociatave me Greqinë për të arritur në atë marrëvehsje e plotfuqishme, ka çuar shkresa shumë serioze dhe shumë të detajuara që e kanë ndihmuar procesin. 

Në këtë traditë do t’i çoj presidentit një shkresë shumë të detajar që të futemi në binarët e kushtetutës”, tha Rama.

A e prisnit mosdekretimin e Lleshit nga Meta? Si përgjigjet Rama

“S’e dija fare, s’më shkonte ndër mend. Ai ka një shkarkim nga Presidenti që është konsideruar i paligjshëm nga Gjykata. Presidenti nuk më ka paraqitur arsye që do konsideroheshin arsye që bien ndesh me kriteret që duhen. Presidenti ka bërë hulumtimin më të thellë në historinë e Republikës. Kanë kërkuar për gjeneralin në adresa ku kurrë nuk ka shkuar më parë postieri i Presidencës dhe kanë gjetur gjithçka të bardhë.

Meqë Presidenti përmes shefit të kabinetit dërgoi një sms, se këtu jemi bërë katund sms-sh, më thirri takim dhe aty prisja që mos më paraqisë arsyet që u bë publike. Ajo që kemi diskutuar me Presidentin ishte i hapur dhe konstruktiv, në dy pole të kundërta dhe nuk dua të bëj përcjellje të bisedës deri në nuanca që ai i ka bërë me mua.

Unë Presidentit i kam çuar një dekret, jo një kandidaturë. Presidenti ka kthyer në fakt një letër pa referenca. Unë do i çoj sërish një dekret Metës me emrin e Sandër Lleshin, dhe pas 7 ditësh do japë përgjigjen”

Po cila do jetë arsyeja që do e pranojë?

“Presidenti nuk ka një axhendë të fshehtë dhe nuk ka një lojë politike apo prapavijë. Dhe nuk besoj se është prapavijë e një opozite të dëshpëruar që kërkon qiqra në një hell që po piqet vetë”.

Kryeministria ka deklaruar se nuk ka marrë asnjë shpjegim nga Presidenti për mos dekretimin e Lleshit dhe nëse ka ndikuar përplasja që ka patur me ish-presidentin Bujar Nishani. Rama ka thënë se Sandër Lleshi ka fituar në gjykatë të drejtën për t’u kthtyer në detyrë, por ish presidenti nuk e zbatuar këtë vendim.

Sipas Ramës, zv.ministri i Brendshme ka marrë dëmshpërblimin nga gjykata, por këto para kanë shkuar për bamirësi, që në momentin, që Sandër Lleshi ka filluar punë në Kryeministri.

“Nuk më ka thënë asgjë të tillë Presidenti. Lleshi ka një shkarkim nga Presidenti, që është konsideruar i paligjshëm nga gjykata. Rikthimi në detyrë i një Gjenerali i bën Presidenti, dhe presidenti i i gjashtë, nuk e ka zbatuar.

Dhe Gjenerali ka marrë dëmshpërblimin dhe para ato i ka dhënë për bamirësi që kur është lidhur me rrogë nga unë”, ka thënë Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat