Opozita greke: Deklaratat e Ramës i hedhin benzinë zjarrit

Shqipëria

Opozita greke: Deklaratat e Ramës i hedhin benzinë zjarrit

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 10:51
Ceremonia e varrimit të Kostandinos Kacifas në Bularat.

Partia më e madhe opozitare në Greqi, ‘Demokracia e Re’ ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për ceremoninë e varrimit të Kostandinos Kacifas në Bularat.

Duke i konsideruar të papranueshme dhe provokative, ‘Demokracia e Re’ akuzon edhe qeverinë greke se me heshtjen e saj inkurajon Shqipërinë.

‘Deklarata të papranueshme dhe provokative. I hedhin benzinë zjarrit. Qeveria greke hesht dhe në këtë mënyre e inkurajon”, thuhet në reagim, raporton Ora News.

Një ditë më parë, kryeministri Rama duke komentuar situatën në Bularat me thirrje antishqiptare, tha se shteti shqiptar nuk lufton me arkëmorte dhe provokatorë varrimesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat