Ndahet nga jeta konsulli grek në Gjirokastër

Shqipëria

Ndahet nga jeta konsulli grek në Gjirokastër

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 16:44
Vasileos Tolos

Është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur Konsulli i Greqisë në Gjirokastër!

Mësohet se ai është ndarë nga jeta për shkak të një sëmundje.

Vasileos Tolos kishte disa vite që mbante postin e Konsullit të Greqisë në Gjirokastër.

Lajmi  është bërë i ditur nga presidenti i AlpoTv në Gjirokastër.

‘Me karakterin e tij si rrallë herë më parë në tërë këto vite Vasili u bë një urë lidhëse e sinqertë mes njerëzve të dy anëve të kufirit duke punuar pa ndërprerë për paqen dhe realitetin ! Për mua por dhe për shumë të tjerë që arritën ta njihnin kjo figurë meriton respektin maksimal që mund të gëzojë një person.

 U prehsh në PAQE Vasili’, shkruan Aristotel Petro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat