Meta dekreton “bastet”, ligji i ri mbyll të gjitha lojërat e fatit - Bota Sot
Meta dekreton “bastet”, ligji i ri mbyll të gjitha lojërat e fatit

Shqipëria

Meta dekreton “bastet”, ligji i ri mbyll të gjitha lojërat e fatit

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 23:01
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta dekretoi ligjin për lojërat e fatit. Ligji i ri parashikon që në një janar në asnjë cep të territorit të Shqipërisë të mos hapen pikat e basteve sportive, kazinotë elektronike dhe bingot.

Dekreti i Presidentit vjen pak javë pas miratimit të këtij ligji dhe brenda afatit kushtetues që kërkon presidentit të shprehet. Dekreti i fundit i presidentit për një ligj është ai i fillimit të gushtit dhe pas kësaj date të gjitha ligjet e tjera që ka votuar mazhoranca kanë kaluar në heshtje nga presidenti.

Ligji i ri për lojërat e fatit ishte një lëvizje ekstreme e qeverisë dhe kryeministrit Rama kundër industrisë së kumarit tepër problematike në Shqipëri.

Ndërsa pritej të nisnin efektet e ligjit të vjetër që parashikonte spostimin e pikave te basteve, qeveria me një lëvizje që shkaktoi mjaft debate vendosi që të gjitha bastet të mbylleshin, edhe ato online. Ky vendim u shoqërua me lajmet se deputetet ishin kërcënuar nga eksponentë të krimit të organizuar të cilët kanë interesa direkt në industrinë e kumarit.

Përveç pasojave sociale tepër të rënda, bixhozi në Shqipëri është mënyra se si krimi i organizuar pastron paratë e trafiqeve. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...