Nga materniteti i ri i Sarandës, Rama nxit nënat: Bëni sa më shumë fëmijë

Shqipëria

Nga materniteti i ri i Sarandës, Rama nxit nënat: Bëni sa më shumë fëmijë

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 13:12
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar këtë të shtunë maternitetin e ri të ndërtuar në Sarandë. Teksa takoi nënat e reja, Rama njoftoi se do të ndërtohen edhe disa të tjera në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

“Një maternitet i ri që ta shohin tërë Kadrinjtë e të qepin gojën për ca kohë, ndërkohë që ja si ky do të bëhen edhe të tjera maternitete të tjera gjatë këtij mandati, Kukësi, Korça, Pogradeci, Berati”, shkruan Rama përmbi videos së publikuar në rrjetin social "Facebook", duke përsëritur kështu fjalën e dhënë nga materniteti i ri i Sarandës.

Deklaratave të mëparshme për bonuset e bebeve, Rama iu ka bashkangjitur edhe thirrjen për shtimin e lindjeve.

Edi Rama, Kryeministër: Në janar kemi 300 mjekët e parë, pastaj do të vijojmë me bonuset. Ky është spitali i rilindjes. Tani do të bëjmë edhe rritjen e rrogave  për infermierët, mjekët dhe të gjithë personelit. Krahasuar me nga u nisëm jemi shumë mirë, por në krahasim se ku duam të shkojmë kemi shumë përpara.  Tani t’i nxisim të bëjnë më shumë fëmijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat