Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) me një financim prej 122 milionë eurosh nga buxheti i vitit 2019, do të realizojë pesë programe të reja investimesh.
Drejtori i FSHZH, Benet Beci u shpreh gjatë prezantimit të buxhetit të vitit 2019 në qytetin e Vlorës se programet e investimeve i adresohen sektorëve të rëndësishëm të ekonomisë së vendit, me impakt të drejtpërdrejtë në shërbim të qytetarëve dhe përfitimit ekonomik.
Beci tha se, për rehabilitimin e infrastrukturës rrugore, do të punohet në rreth 250 km rrugë në zonat me potencial turistik.
Për ndërtimin e ujësjellësve, do të investohet në 88 fshatra në të gjithë Shqipërinë.
Ndërkohë që për rigjallërimin urban dhe zhvillimin e turizmit, do të zbatohen 25 projekte të Rilindjes Urbane që do të shpërndahen në të gjithë territorin e vendit. /ATSH