Buxheti i vitit 2019 u prezantua ditën e sotme në qytetin bregdetar të Vlorës, në të cilin mori pjesë edhe Kryeministri Edi Rama.
Përpara banorëve të qytetit të Vlorës, Kreu i qeverisë u ndal te qendrueshmëria financiare, e cila sipas tij deri në vitin 2013 kishte hyrë në një rrugë të rrezikshme, si pasojë e një keqqeverisjeje.
“Kini parasysh që deri në vitin 2013, shteti shqiptar hyri në një rrugë të rrezikshme për qendrueshmërinë financiare dha çka ndodhi me infrastrukturën ishte një shëmbëlltyre e një papërgjegjshmëri të madhe në raport me të nesërmen dhe e vërteta është që me ndryshimin e qeverisë u bë i mundur edhe ndalimi i një ecurie shumë të rrezikshme, që kërcënonte qëndrueshmërinë financiare jo për aryse të piramidave, por për arsye të një konceptimi dhe të një shfrytëzimi me filozofinë e piramidës të të ardhurave financiare”, – theksoi Rama.
Kryeministri vijoi më tej duke shtuar se deri në vitin 2013 shteti mbështetej te borxhi i jashtëm, ndërsa sot realiteti është krej ndryshe, duke shtuar se buxheti nuk bazohet në asnjë qindarkë borxh.
Deri në 2013 buxheti i shteti mbështetej tek borxhi i jashtëm, ndërkohë që sot ne kemi një buxhet, i cili nuk bazohet mbi asnjë qindarkë borxh, gjithçka që ne do ndërtojmë nuk do të ndodhë duke ja lënë si barrë fëmijëve tanë, ne ndryshe nga çfarë llafollogojnë ata që e kishin mundësinë ta qeverisnin Shqipërinë dhe të gjithë e panë paaftësinë e tyre. Jemi duke bërë 2 gjëra: duke rritur volumin e investimeve dhe duke ulur borxhin publik, kjo është shumë e rëndësishëm”, – theksoi Rama. /ATSH