I doli emri në listë, Anila Basha tregon a ka marrë lekë nga grekët

Shqipëria

I doli emri në listë, Anila Basha tregon a ka marrë lekë nga grekët

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 07:26
Anila Basha

Lajmi se Greqia financon me fonde sekrete portale, media dhe gazetarë në vendin tonë bëri bujë disa javë më parë. Shumë personazhe publikë kishin emrin në një listë të rreme të publikuar si të financuar nga Greqia dhe një ndër ta ishte edhe gazetarja Anila Basha.

Nga emisioni “Xing me Ermalin” në Tv Klan, Basha sqaroi dyshimet lidhur me lajmin. Gazetarja tha se ajo listë është publikuar për të fshehur emrat e atyre që vërtetë financohen nga grekët dhe shkoi edhe më tej duke u betuar për nënën e saj për të vërtetuar se nuk është financuar nga grekët.

Ermal Mamaqi: Nga greku ke marrë lekë?

Anila Basha: Uaa, isha te lista ë?

Ermal Mamaqi: Ishe.

Anila Basha: Mua më kanë futur te lista turke, te lista greke…

Ermal Mamaqi: Po sa kishe marrë nga greku?

Anila Basha: Po nuk e kanë nxjerrë shifrën akoma, ja po presim të hapen arkivat sekrete… Për më tepër akuzohet një gazetare që në vitin 2009 ishte promotore e anulimit të marrëveshjes së parë. Ai koloneli i famshëm që doli dhe hodhi poshtë marrëveshjen e detit në atë kohë, ishte pikërisht Gazeta Shqiptare që unë drejtoja që e anuloi atë marrëveshje. Dhe unë kisha dalë e para në listën greke. Është kamuflazh ky, për të fshehur të vërtetët.

Ermal Mamaqi: Që ta provojmë që nuk ke marrë para nga grekët zër be…

Anila Basha: Për kë të zë be?

Ermal Mamaqi: Zër be për kokën e mamit…

Anila Basha: Për kokën e mamait!

Ermal Mamaqi: Ok, u provua që ti s’ke marrë lekë nga grekët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat