Heqja e Shqiponjës te rrethrrotullimi i Doganës, Çupi: Akt barbar, qytetarët nuk do ja falin

Shqipëria

Heqja e Shqiponjës te rrethrrotullimi i Doganës, Çupi: Akt barbar, qytetarët nuk do ja falin

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 12:02
Dhurata Çupi

Deputetja demokrate, Dhurata Çupi, e ka cilësuar një akt barbar të qeverisë Rama heqjen e Shqiponjës nga sheshi "Shqiponja".

E ftuar në Ora News, Çupi tha se qytetarët nuk do ja falin Ramës heqjen e këtij simboli.

Çupi: Simboli i Shqiponjës është një akt barabar i kësaj qeverie me shumë dhimbje e them këtë. Ka qenë një ceremoni e jashtëzakonshme në 100 vjetorin e Pavarësisë, ka qenë një sponsorizim i shqiptarëve jashtë vendit të cilët e donin vendin dhe në 100 vjetorin e sponsorizuan atë Shqiponjë. 

Të gjithë kemi pasur sensibilitetin pozitiv kur e shikonim ndërsa vinim apo dilnim nga Tirana, ka qenë një simbol i jashtëzakonshëm. Në këtë sens them se është një akt barbar dhe qytetarët nuk do t'ia falin kësaj qeverisje dhe nuk duhet t'ia falin në fakt kësaj qeverisje.

Sakaq duke folur për projektin e Unazës së Madhe dhe protestën e banorëve të zonës së "Astirit" që rrezikojnë shtëpitë nga ky projekt, Çupi thotë se qeveria në shkelje flagrante po u merr pronën dhe i ka lënë qëllimisht shumicën prej tyre të palegalizuara.

Çupi: Ka një projekt jo transparent, jo i miratuar sipas procedurave ligjore, pa iu bërë i ditur qytetarëve.Nuk ka vendim qeverie për shpronësimin e këtyre qytetarëve. Projekti është ndryshuar nga projekti bazë.Janë 361 banesa nga të cilat 160 janë të legalizuara. Pse janë kryer legalizimet në mënyrë selektive? Vetë PD në vitin 2005-2006 ka miratuar ligjin për legalizimet.Pas miratimit të ligjit dhe fillimin e procedurave ligjore këta qytetarë kanë kryer pagesat për legalizim. 

Atëherë pse këta qytetarë nuk janë pajisur me certifikatë pronësie gjatë gjithë kësaj periudhe, ndërkohë që pagesa e faturës për legalizimet është kryer? Këta banorë e kanë ndërtuar vetë banesën e tyre e kanë gëzuar në mënyrë të vazhdueshme për 25 vite dhe nuk bëhen pronarë të pronës së tyre. Kjo është një sjellje e jashtëzakonshme e kësaj qeverie.

Lidhur me PPP, Çupi tha se koncesionet janë gangrena e vendit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat