PD të tjera akuzave Dakos: Duhet të shkojë prapa hekurave sa më parë

Shqipëria

PD të tjera akuzave Dakos: Duhet të shkojë prapa hekurave sa më parë

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 12:50
Salianji

PD ka kërkuar edhe këtë të dielë nga prokuroria arrestimin e kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, me argumentin se qënia e tij në liri rrezikon çdo ditë e më shumë prishjen e provave që e implikojnë kryetarin e bashkisë në përfshirjen në krim për blerjen e votave, bashkëpunim që sipas PD-së, Dako e ka bërë me grupin kriminal të Avdylajve.

Përmes deputetit Salianji, opozita është shprehur se përgjimet e dosjes së prokurorisë janë material i majftueshëm që Dako ta kalojë pjesën e mbetur të mandatit të tij si kryebashkiak në burg.

Deklarata:

Dosja 339 ka faktuar përtej çdo dyshimi se Vangjush Dako, në bashkëpunim me bandën e Avdylajve ka kryer krimin elektoral të blerjes së votave në Qarkun e Durrësit.

Përgjimet e dosjes 339, një prej të cilave daton në shkurt 2017, provuan se Vangjush Dako ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me trafikantët

ndërkombëtarë të drogës para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, duke i shkëmbyer me pasuri, pushtet dhe favore votat e blera prej tyre për pushtetin ilegjitim të Edi Ramës.

Dosja 339, që çon në burg Vangjush Dakon, faktoi se nga marrëveshja me krimin, Edi Rama:

* Përfitoi vota

* Bëri presion kriminal mbi votuesit;

* Krijoi pabarazi mes kandidatëve

* Lejoi praninë e kriminelëve në Qendrat e Votimit

* Përdori para të pista në zgjedhje.

Dosja 339 nxori para shqiptarëve mënyrat sesi krimi përfiton nga marrëveshja me pushtetin e Edi Ramës, në ketë rast nga lidhja direkte me Vangjush Dakon.

Duke u anagazhuar zgjedhje, krimi përfiton:

• Vijimin e aktivitetit kriminal të pashqetësuar nga shteti. Kjo provohet, kur një anëtar i bandës I kërkon Vangjush Dakos të ndërhyjë për të larguar FNSH-në.

• Fuqizimin e mëtejshëm ekonomik, si pasojë e marrjes së punëve e shërbimeve publike, siç ka ndodhur në Durrës,

• Favore në zyrat e shtetit, leje e licenca publike, regjistrime pronash të paluajtshme, njësoj siç ka ndodhur në Durrës.

Faktet e krimit elektoral të Vangjush Dakos janë të qarta dhe për këtë krim ai duhet të jetë në burg!

Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë.

Çdo ditë në liri ai shkatërron prova dhe manipulon dëshmitarët, i ndihmuar plotësisht nga Edi Rama.

Në Shqipëri nuk ka për të patur as drejtësi, as luftë kundër krimit dhe asnjë zhvillim normal pa u ndëshkuar krimi elektoral që mban në pushtet qeverinë ilegjitime të Edi Ramës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat