Krahasoi shqiponjën me korbin/ Berisha, Ramës: Ti je një faqezi apatrid... - Bota Sot
Krahasoi shqiponjën me korbin/ Berisha, Ramës: Ti je një faqezi apatrid...

Shqipëria

Krahasoi shqiponjën me korbin/ Berisha, Ramës: Ti je një faqezi apatrid...

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 21:04
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas deklaratës së fundit të bërë nga kryeministri Edi Rama, i cili fyen simbolet tona kombëtare.

Me anë të një statusi në Facebook, Berisha shkruan se të krahasosh shqiponjën dykrenare me Korbin e Edgar Allan Poe, kjo është fyerje kombëtare për çdo shqiptar anë e mbanë vendit.

Ja statusi i Berishës:

Zografi i dytë krahason shqiponjën dykrenare të flamurit kombëtar, flamurit të Skënderbeut, me korbin e Edgar Allan Poe!

Të dashur miq, krahasimi nga Zografi i dytë i shqiponjës dykrenare të flamurit të kombit, flamurit të Skënderbeut, me korbin e Edgar Allan Poe’s, është përdhosje e flamurit kombëtar i qindra mijëra burrave, grave, të rinjve, të rejave që ranë për flamur në të gjitha luftërat e shqiptarëve për liri, nga betejat e Skënderbeut tek luftërat e fundit në Kosovë dhe Maqedoni, është fyerje, poshtërim për çdo shqiptar, për hymnin kombëtar dhe çdo gjë shqiptare.

Me këtë rast le t’i themi Zografit të dytë se, ty që të duket simboli i kombit si korb, flamuri i të gjallëve dhe të vdekurve të një kombi që e urren, në postin e kryeministrit nuk je gjë tjetër veçse një m.. në një copë mendafshi o faqezi apatrid.

Këtu më poshtë keni statusin e Zografit të dytë në të cilin ai shkruan:

“Kurrë vulgariteti s’kishte hipur me më shumë prepotencë në një piedestal, se sa në rastin e kësaj “shqiponje” në mesin e një skenografie pseudoklasike prej hyrjeje në kazino, që natën e bënte hyrjen e Tiranës si skenën e një filmi nga një tregim i Edgar Alllan Poe-s! Më në fund.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera