Pas Kalabrisë, Meta e Mattarella takohen edhe në Paris

Shqipëria

Pas Kalabrisë, Meta e Mattarella takohen edhe në Paris

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 21:17
Ilir Meta dhe Sergio Mattarell

Teksa po qëndron në Francë me ftesë të presidenti Emanuel Macron në Ceremoninë e 100-vjetorit të Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore dhe në Forumin e Parisit për Paqen, kreu i shtetit, Ilir Meta është takuar sërish me homologun italian, Sergio Mattarella.

Takimi i parë mes dy presidentëve u bë disa ditë më parë në Kalabri në kuadër të takimeve që Meta zhvilloi  me arbëreshët për 550-vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut.Përmes një statusi në faqen zyrtare në “Facebook”, Meta shkruan se: “ Edhe në Paris me Presidentin e Italisë, Sergio Mattarella duke ndarë mbresat e paharruara dhe emocionet e takimit historik me arbëreshët në Kalabri.  [????????] [????] [????????] ”,- thuhet në postin e kreut të shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat