“Të bëhesh pjesë e Diplomacisë”, MEPJ hap dyert për nxënësit

Shqipëria

“Të bëhesh pjesë e Diplomacisë”, MEPJ hap dyert për nxënësit

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 07:30
Një grup me nxënës të gjimnazit “Asim Vokshi” u takuan me diplomat karriere në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme.

Një grup me nxënës të gjimnazit “Asim Vokshi” u takuan me diplomat karriere në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme.

Aktiviteti “Ditët e Hapura” me 41 nxënësit e gjimnazit “Asim Vokshi” kishte për qëllim  krijimin e një ambienti miqësor dhe të hapur për të gjithë nxënësit duke krijuar kështu  një qasje të re dhe inovative.

Të rinjtë patën mundësi të prezantohen me disa nga diplomatët e karrierrës, ish nxënës të dalë nga bankat e kësaj shkolle, dhe me Zëvendësministren, Artemis Malo, të cilët treguan rrugëtimin e tyre deri në pikësynimin “Të bëhesh pjesë e Diplomacisë”.

“Për t’u bërë pjesë e Diplomacisë shqiptare, nuk është një rrugëtim i lehtë, do shumë përkushtim, vendosmëri, punë dhe dije. Dijen që mund të përfitoni nga institucionet prestigjioze të edukimit duhet ta sillni si një kontribut të shtuar për zhvillimin e atdheut tonë”- ishte një ndër mesazhet kryesore të këtij takimi.

Nxënësit u njohën me ambientet e MEPJ duke përfunduar këtë takim me disa mesazhe: “Ne do te jemi brezi i ardhshëm i Diplomacisë Shqiptare”, “Pas takimit të sotëm unë me patjetër do të studioj Marrëdhënie Ndërkombëtare për t’u bërë pjesë e këtij Institucioni shumë prestigjoz”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat