Zbulohet 26-vjeçari shqiptar, si kreu i bandës së rrëmbimeve dhe grabitjeve, emri - Bota Sot
Zbulohet 26-vjeçari shqiptar, si kreu i bandës së rrëmbimeve dhe grabitjeve, emri

Shqipëria

Zbulohet 26-vjeçari shqiptar, si kreu i bandës së rrëmbimeve dhe grabitjeve, emri

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 09:53
Foto ilustruse

Për karabinierët italianë në Lucca, Flori Sejdini, 26 vjeçari shqiptar me banim në Montecatini, është elementi kryesor, ndoshta kryetari i një bande të specializuar për dhunë e rrëmbime në territorin e Pina dhe Lucchesia. Sejdini tani është në telashe, shkruajnë media italiane dhe gjyqi për të dhe 15 anëtarët e bandës të shpallur në kërkim është caktuar për në 18 janar 2019.

Në vitin 2016 kishte përfunduar në pranga për një sërë sulmesh në banesa. Por akuza më e rëndë rëndon për sekuestrim personi dhe grabitje.

Mbrëmjen e 26 marsit, në orën 21:00, një bandë e përbërë nga tre banditë të armatosur bënë një grabitje në shtëpinë e një plaku që ishte në shtrat. Për më shumë se një orë e mbajtën lidhur: I thanë se nuk kishte për të lëvizur ndërsa ia merrnin të gjtiha paratë dhe xhevahiret që i përkisnin gruas së vdekur me vlerë gati 5 mijë euro.

Pesë ditë më pas, banda grabiti një banesë tjetër më Vapannorese, në banesën e një punëtori dhe gruas së tij në zonën e Nord della Piana.  Por reagimi i të zotit të shtëpisë bëri që karabinierët ta dallonin makinën e hajdutëve, një Renault. Ata arritën të ikin, por për hetuesit, drejtuesi i makinës ishte Flori Sejdini.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...