‘Kryeministër, ku je fshehur? Lali Eri, ku je fshehur?' - protestuesit thërrasin dhe përplasin duart para bashkisë

Shqipëria

‘Kryeministër, ku je fshehur? Lali Eri, ku je fshehur?' - protestuesit thërrasin dhe përplasin duart para bashkisë

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 10:39
Protestuesit nga Unaza e Re

Protestuesit nga Unaza e Re, që janë mbledhur para bashkisë së Tiranës me thirrje dhe me trokitje duarsh “Të gjithë për një qëllim”, kanë kërkuar Kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj të vijë e t’i sqarojë se cili do të jetë fati i tyre.

“Ne nuk jemi kundër ndërtimit të rrugës, por të na kompensojnë me atë që na takon”, tha njeri prej tyre.

Me thirrjet “Duam pronat tona, duam shtëpitë tona”, turma e protestuesve ka dalë para hyrjes së bashkisë dhe nuk ka lejuar urbanët të qarkullojnë.

Krahas parullave "Kryeministër, ku je fshehur? Lali Eri ku je fshehur?", banorët kanë rrëmbyer megafonët dhe kanë folur secili me radhë.

"O Erion, kemi 30 vjet që jetojmë aty. I kemi paratë në emigracion. Shtëpitë tona janë me gjak".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat