Çupi: Meta po kërkon një pushtet që nuk e ka

Shqipëria

Çupi: Meta po kërkon një pushtet që nuk e ka

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 16:03
Frrok Çupi

Analisti Frrok Çupi ishte i ftuar në emisionin “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja.

Ai diskutoi rreth situatës së krijuar mes Presidentit dhe kryeministrit në lidhje me dilemat për dekretimin e Sandër Lleshajt si ministër të Brendshëm.

“Unë shikoj një lupë presidenciale jo thjesht të vendosur mbi një gjeneral, por mbi pushtetin. Meta po kërkon një pushtet që nuk e ka. Pushtetin për të emëruar dhe për të vendosur. Nëse vazhdon kjo situatë, atëherë mendoj që Presidenti kërkon një pushtet paralel. Meta dështoi edhe me bashkëshorten si kryetare të LSI-së dhe mendoj se i është kthyer idesë së pushtetit pa pasur pushtet. Ose e merr me anë të mosdekretimit, ose e vendos veten në pozitë që ta detyrojë Parlamentin ta shkarkojë”, shpjegoi Frrok Çupi.

Analisti shtoi më tej se shikon “entuziazëm nga opozita se do të rrëzohet qeveria” dhe ka frikë se “edhe Presidenti ka rënë në entuziazmin e marrjes së pushtetit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat