Sandër Lleshi vizitë "blic" në Policinë e Tiranës

Shqipëria

Sandër Lleshi vizitë "blic" në Policinë e Tiranës

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 19:54
Sandër Lleshaj

Zv.ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, me kompetencat e ministrit, zhilloi një takim blic në drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Ky ishte takimi i parë i Lleshajt me strukturat e policisë vendore, ku përveç drejtori të qarkut Kastriot Skënderaj të pranishëm ishin 6 shefat e komisariateve të Tiranës, si edhe ato të Kavajës dhe Rinasit. 

Qëllimi i takimit ka qenë forcimi i goditjes së krimit në kryeqytet, pasi kohët e fundit ka ndodhur ngjarje të rënda, si vrasje apo plagosje. 

Zzv.ministri i Brendshëm Lleshaj i ka kërkuar Drejtorit të kryeqytetit që të shtohen kontrollet në lokalet e natës, e po kështu duhet të identifikohen dhe të mbahen në monitorim personat që lëvizin të armatosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat