Remonti në Laç, OSHEE kufizon energjinë në disa zona

Shqipëria

Remonti në Laç, OSHEE kufizon energjinë në disa zona

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 20:06
Foto ilustrim

Si pasojë e remontit që do të kryejë OST në linjën 110kV L110 – 13/1 Fushë-Krujë – Laç 1, në datën 13 nëntor do të stakohet energjia gjatë intervalit kohor 08:00-16:00.

Pa energji do të mbesin: bashkia Mamurras, Fushë-Mamurrasi, bizneset në autostradën Mamurras, Abulena, karburant “Eri”, lagja “Demokracia”, Lagja e Re; ish-komuna Thumanë, Dukagjin, Zhej, ujësjellësi Mamurras, qyteti Laç pjesërisht, Gjorm, Zhej, Shën Mëri, Thumanë, Derven, Gramëz, Sukth. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat