“Bularati”, Bushati: Lista e personave “non grata” s’është mbyllur…

Shqipëria

“Bularati”, Bushati: Lista e personave “non grata” s’është mbyllur…

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 22:26
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati deklaroi se pas ngjarjes në Bularat, Shqipëria ende nuk ka mbyllur listën për shpalljen e personave të padëshirueshëm, pas thirrjeve të ekstremistëve grekë. Bushati dënoi ashpër heshtjen e Greqisë përballë një realiteti kur është faktuar goditja e policisë shqiptare.

“Është heshtja e Athinës zyrtare dhe opinionit publik në Greqi për aktin e gjuajtjes ndaj policisë, është zhgënjyese. Prisja një distancim nga ato që ndodhëm gjatë ceremonisë mortore të Kacifasit, tha Bushati”, pohoi Bushati.

Ai tha se autoritetet shqiptare kanë qenë në pritje të një reagimi nga pala greke për shfaqjet ekstremiste që ndodhën në Bularat, gjatë ceremonisë së varrimit të minoritarit grek, Kostandinos Kacifas i cili u vra nga RENA me 28 tetor.

“Kemi pritur që nga qeveria greke të kishte një distancim të qartë sidomos nga shfaqet ekstremiste gjatë ceremonisë mortole dhe instrumentalizmit negativ që u bë”, tha ministri në “Real Story”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat