Ministri Bushati: Uroj që Meta ta kapërcej ngërçin “Lleshi”

Shqipëria

Ministri Bushati: Uroj që Meta ta kapërcej ngërçin “Lleshi”

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 07:09
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati i ftuar ne emisioni Real Story në Vizion Plus, ka folur në lidhje me ngercin e krijuar nga presidenti, vendimi ne marrë nga vendi yne për shpalljen “non-grata”, te eurodeputetes qipriote Eleni Theocharous si dhe nje sere personash te tjere, shtetas grek te cilet akuzohen se kane hyre ilegalisht ne Shqiperi per varrimin e Kacifa duke bere edhe thirrje me karakter racist ne Bularat, por edhe per legjitimin e detit.

“Uroj që ngërçi i krijuar të kapërcehet”. Kështu iu përgjigj ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, pyetjes në emisionin “Real Story”, nëse kreu i shtetit do të dekretojë Sandër Lleshin ministër të Brendshëm.

“Mendoj që Kushtetuta në këtë pikë është shumë e qartë. Kryeministri ka shkuar përtej interpretimit të Kushtetutës dhe një të drejtë që është absolutisht e çdo Kryeministri për një Republikë Parlamentare.

Gjykata Kushtetuese është shprehur njëherë e një kohë për këtë çështje. Është amenduar Kushtetuta, për ti vendosur edhe një afat 7 dhe 10 ditor se kur duhet të ndërveprojnë dy institucionet që ajo parasheh. Komuniteti ndërkombëtar ka qenë shumë i qartë gjithashtu në këtë pikë, qoftë SHBA qoftë BE dhe uroj që ngërçi i krijuar të kapërcehet”, tha Bushati.

Marrëveshja me Greqinë/ Bushati: Jemi një hap më larg, bisedimet u ndikuan nga..

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati tha se, me zhvillimet e fundit që kanë pasur nga vrasja e Kaçifasit, jemi një hap më larg në marrëveshjen me Greqinë.

Ministri i Jashtem Bushati eshte shprehur në emisionin “Rel Story” të Sokol Ballës, se “per marreveshjen e detit me asnje perfaqesues te shtetit turk kjo çeshtje s’ka qene ne tryezen e bisedimeve.

Berisha ne parlament ka akuzuar Turqine per vendimarrjen e Gjykates Kushtetuese qe shfuqizoi marreveshjen e detit.

Por “Lufta mes Turqise dhe Greqise”, zhvillohet ne detin Egje.

Ne jemi ne proces negocimi te nje pakete te plote. “Deti” eshte e rendesishme por jo e vetme. 

Menaxhimi i piramidave kufitare dhe menaxhimi i incidenteve kufitare jane dy çeshtje qe marrin rendesi per ne edhe ne driten e zhvillimeve te fundit.

Ligji i luftes qe merr rendesi per ne sepse eshte bashke me paketen qe e shoqeron.

Nje klime agresive apo helmatisje e debatit, impakton edhe bisedimet mes Shqiperise dhe Greqise”, deklaroi ministri i Jashtem Ditmir Bushati ne “Real Story”.

Nderkohe qe Bushati ka nenvizuar se “ne Greqi nuk eshte mirepritur procesi qe jemi perfshire. Ka pasur debat mes opozites dhe pozites”.

Bushati nuk ka munguar te deklarohet dhe per marreveshjan e vitit 2009 per kufirin detar, e cila u rrezua nga Gjykata Kushtetuese.

“Marreveshja e e vitit 2009 dhe mitetet qe jane ngritur nga Sali Berisha jane te paarsyeshme. 

Nese ne i “falim” Greqise 1200 m2 sikurse thote Berisha, atehere Greqia vjen ne Dhermi. 

Nese i “falim”, 2400 m2 sikur akuzon serish Berisha atehere Greqia vjen ne Adriatik.

Marreveshja e 2009: Vija e drejte baze nuk eshte marre parasysh. Eshte perdorur vetem vija e mesit e barazlarguar. 

Ne rastin e Greqise vija baze e drejt baze eshte e detyrueshme.

Miti 3: 12 miljet: ne marreveshjen e 2009 ne nenin 2 te saj, Berisha i legjitimon Greqise parimin e 12 miljeve”, akuzon fort Bushati.

Ministri i Jashtem ka nenvizuar se “parimi baze i marreveshjes se 2009 ka qene ekuidistanca, pa pasur parasysh çeshtjet e tjera qe ka evidentuar Gjykata Kushtetuese.

Nese marrim 2400m2 ne Greqise apo ata neve, do perfundonim ne shtepite e njeri-tjetrit.

Greqia me Shqiperine k vetem 1 pike ne te cilen implementohet parimi i konventes per 12 miljet.

Pas 10 vitesh Greqia ulet ne tryeze per te diskutuar kete çeshtje dhe duam nje marreveshje te drejte.

145- 150 km2 eshte pjesa qe diskutohet. Pjesa tjeter skenar per piano e orkester”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat