Kërcënimet në burg/ “Ke për të parë ç’do të të bëjmë…”, Izet Haxhia njofton vendimin e papritur: Nesër do…

Shqipëria

Kërcënimet në burg/ “Ke për të parë ç’do të të bëjmë…”, Izet Haxhia njofton vendimin e papritur: Nesër do…

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 07:47
Izet Haxhia

Ish truproja e Sali Berishës, Izet Haxhia, në një postim në Facebook të bërë këtë pasdite ka njoftuar se duke nisur nga dita e nesërme, ai do të hyjë në grevë urie.

Sipas shkrimit të bërë publik në faqen e tij të Facebook, e cila administrohet nga e dashura e tij, thuhet se kërkesa zyrtare për këtë vendim ju dorëzua sot drejtorisë së burgut.

Shkak për këtë sipas Haxhisë, janë bërë kërcënimet e marra nga shefi i policisë në Burgun 302.

“Ky i fundit, u thirr nga Izeti per te denoncuar 2 punonjeset e burgut qe kryen akte te paligjshme e te turpshme,gjate kontrollit fizik te nje te afermes te moshuar te Izet Haxhise. Ne cdo vend demokratik, ndaj nje ankese dhe akuze kaq te rende, shefi dhe policia, minimumi, duhet te hetoje mbi ngjarjen dhe te marre ne pyetje punonjeset e tij!

Shefi i policise se burgut 302,jo vetem, qe kishte ardhur i parapergatitur per te mohuar gjithcka para Izetit,por edhe genjeu duke thene qe “pashe kamerat, kontrolli ka qene normal”…

Genjeu sepse ne dhomat e zhveshjes per kontroll, nuk ka kamera!

Pra, mbasi mohoi paturpesisht, genjeu paturpesisht, me ne fund , kercenoi Izet Haxhine duke i thene se “tani ke per t a pare cdo te te bejme, t a shohim qe sot e mbrapa, je ne doren tone..etj”. Ky quhet kercenim jete…”, shkruhet në këtë postim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat