Sot pritet të jepet vendimi për Shullazin

Shqipëria

Sot pritet të jepet vendimi për Shullazin

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 09:26
Emiliano Shullazin

Ditën e sotme në orën 9 do të nisë seanca ku pritet të jepet dënimi për Emiliano Shullazin dhe 4 të pandehurit e tjerë në Gjykatën e Krimeve të Rënda. 

Banda e Shullazit akuzohet për krijimin e grupit të strukturuar kriminal, kanosje për shkak të detyrës ndaj Mynyr Konit e Dhori Kules dhe shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie kundër Ylvi Beqjes për ish-hotel "Vollgën" në Durrës.

Avokati i Shullazit, Vladimir Meçe, në argumentat e mbrojtjes është shprehur se procesi ndaj klientit të tij është i pabazuar në prova.

Ne seancen e kaluar prokuroria dha pretencën për grupin, ku kërkoi në total një dënim me 64 vite burg për 5 të pandehurit. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 17 vite burg për Emiljano Shullazin dhe 64 vite për të gjithë anëtarët e bandës.

Prokuroria ka kërkuar 15 vite burg për Gilmando Danin, 10 vite burg për Blerim Shullazin, 11 vite burg për Endrit Qyqja dhe 11 vite burg për Endrit Zelën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat