“Dailymail”, Ksamili ndër 10 destinacionet mahnitëse për 2019

Shqipëria

“Dailymail”, Ksamili ndër 10 destinacionet mahnitëse për 2019

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 11:58
Ilustrim

Ksamili, në jug të Shqipërisë është renditur ndër 10 destinacionet më të mira të udhëtimit për t’u vizituar në 2019 bashkë me 9 nga vendet më të bukura në botë.

“Zonat e nxehta” të reja për udhëtarët e guximshëm janë identifikuar nga ekipi në faqen e udhëtimit të Booking.com, shkruan gazeta e përditshme britanike “Dailymail”, transmeton atsh.

Përveç Ksamilit në Shqipëri, në listë janë edhe shkretëtira e Wadi Rum në Jordani, parajsa e paprishur e Bacalar në Meksikë, Samarkand Uzbekistan, Ouarzazate Morok, Palomino Kolombi, Mestia Gjeorgji , Kigali Rëanda ,Leeuwarden Holandë  dhe Nusa Penida, Indonesi.

“Ksamili është një fshat i vendosur në jug të Shqipërisë dhe nga të gjitha anët është një gur i bukur i fshehur. I ndodhur përgjatë Rivierës Shqiptare, ai ofron ujëra kristal të qartë, plazhe të izoluara dhe restorante të qetë. Atraksionet në afërsi përfshijnë Syrin e Kaltër – një liqen ku flluskat krijojnë ngjyra që duken si një sy dhe Butrintin, një qytet i lashtë dhe një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s”, shkruan “Dailymail”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat