Bulqizë, prishet mamografia pas vetëm 3 ditësh instalim

Shqipëria

Bulqizë, prishet mamografia pas vetëm 3 ditësh instalim

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 12:30
Foto

Pak ditë më parë, në rrethin e Bulqizës u zhvillua një marshim sensibilizues për luftën kundër kancerit të gjirit.

Drejtori i Shëndetit Publik në Bulqizë, Flamur Meta tha në fjalën e tij se, muaji tetor është një muaj sensibilizimi për të gjitha nënat dhe motrat, për parandalimin e kancerit të gjirit, dhe se çdo grua e vajzë duhet të bëjë kontrolle të vazhdueshme për parandalimin e kësaj sëmundjeje, pasi shifrat në rrethin e Bulqizës kanë ardhur në rritje.

Një lajm i mirë për rrethin e Bulqizës, tha ai në fjalën e tij, është se për rreth dy javë do të instalohet edhe mamografia falas për kontrollin e grave dhe vajzave.

Edhe pse lajmi i mirë u dha për të gjitha gratë e rrethit të Bulqizës për t’u diagnostikuar, pjesa më e madhe nuk arritën të bëjnë mamografinë, pasi ajo u instalua për vetëm 3 ditë.

Burime nga Drejtoria e Shëndetit Publik bëjnë me dije se mamografia ka pësuar defekt dhe është dërguar për riparim.

Banorët e rrethit të Bulqizës shprehen se, prej 5 ditësh nuk ka mamografi, edhe pse u premtua.

“Kam shqetësime të mëdha, – shprehet një nga banorët, – dhe nuk i kam mundësitë ekonomike për të shkuar jashtë rrethit për të bërë mamografinë”.

Një tjetër problem për Spitalin e Bulqizës që vlen për t’u theksuar është se, kudo përreth ambienteve të tij sheh lopët duke kullotur dhe qen endacakë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat