Dëmshpërblimet nga fatkeqësitë natyrore, Çako: Janë parashikuar 130 mln lekë

Shqipëria

Dëmshpërblimet nga fatkeqësitë natyrore, Çako: Janë parashikuar 130 mln lekë

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 16:06
Haki Çako

Në vitin 2019 më pak se një e treta e familjeve të dëmtuara për shkak të fatkeqësive natyrore përgjatë viteve do të ketë mundësinë që të dëmshpërblehet.

Në total llogaritet një faturë prej 540 milionë lekësh, por në buxhetin e shtetit parashikohen vetëm 130 milionë. Madje Kreu i Emergjencave Civile Haki Çako në raportimin që ka bërë në Komisionin e Sigurisë shprehet se  disa Bashki nuk kanë sjellë shumën për dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore të vitit të shkuar, ndaj as kjo shumë nuk është e parashikuar.

Çako: Është parashikuar rreth 130 mln lekë, e cila do të kompesojë të gjithë dëmshpërblimet që janë në përputhje të plotë me ligjin.

Mungesa e koordinimit vjen në kohën familjet jetojnë ende në çadra. Ndaj dhe deputetët e mazhorancës kanë kërkuar një faturë konkrete pasi banorët rrezikohen nga dimri.

Çako: Nuk ka arritur ende në drejtorinë e Emergjencave i gjithë dokumentacioni. Kjo do të mbartet në një vlerë buxhetore për të ardhmen.

Shqipëria është një vend me risk të lartë nga fatkeqësitë natyrore, ndërsa zonat më të prekura janë Shkodra, Lezha, Vlora, Fieri, Lushnja dhe Gjirokastra! Në ligjin e ri për emergjencat civilet që pritet të draftohet së shpejti do t'i detyrojë bashkitë në vend që 4% e buxhetit të jetë për emergjencat civile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat