Patos/ Bashkia shpërndan karroca për personat me aftësi të kufizuara

Shqipëria

Patos/ Bashkia shpërndan karroca për personat me aftësi të kufizuara

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 19:41
Foto ilustrim

Të gjithë personat paraplegjik dhe tetraplegjik do të pajisen me karroca me rrota, të cilat do t’i përfitojnë falas.

Shërbimi Social Shtetëror se bashku me bashkinë e Patosit, Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social dhe Kishës For Latter Day-Saint Charities si dhe fondacionin For Albanian Disability Rights, është duke pajisur me karroca me rrota të gjithë personat që vuajnë nga këto 2 sëmundje.

Lajmi është bërë publik nga bashkia e Patosit e cila njofton të gjithë personat që kanë në nevojë për karrige me rrota, të paraqiten pranë Shërbimit Social në bashkinë Patos për të plotësuar dokumentacionin e nevojshëm. /atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat