Protesta në Unazën e Re/ Rama i prerë: Kompensim sipas ligjit dhe bonus qiraje për 3 vite

Shqipëria

Protesta në Unazën e Re/ Rama i prerë: Kompensim sipas ligjit dhe bonus qiraje për 3 vite

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 22:48
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, ka folur për protestën ë zhvillojnë prej disa ditësh banorët e Unnaës së re, të cilët kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre për ndërtimin e “Unazës së Madhe”.

Rama tha se do veprohet ashtu siç e parashikon ligji, duke lënë të kuptohet se nuk do të ketë negociata me banorët, ashtu siç kanë kërkuar këta të fundit.“Në vitin 2018 diskutohet që mund të imponohesh me forcë kundër interesit publik, kundër ligjit dhe interesit publik janë të tepërta ta diskutojmë. Unaza e madhe është një vepër e domosdoshme në realizim e sipër. Në atë segment aty është një nga pjesët e bllokimit, se kuptoj si mundë të diskutojmë sot, jo dogjën gomat, jo po e dogjën flamurin”, tha Rama.

“Ligjet janë të qarta, patjetër ka familja ka biznese kudo ka pasur kudo ka prevaluar interesi publik, për ata që kanë pronën të ligjshme ka kompensim sipas ligjit, ata që se kanë u jepet nga paratë e taksapaguesve një bonus qiraje për tre vite, për tre vite i paguan shteti qiranë derisa të gjejnë strehim. Shtëpia që u prishen është e paligjshme”, shtoi kreu i qeverisë.

“S’mund të prevalojë një ushtrim force i kotë dhe i nxitur nga opozita që s’ka asnjë shpresë, asnjë rrugë, është e dëshpëruar dhe ku ti gjejë njerëz që ti nxisi dhe ti përdori si mish për top”, deklaroi shefi i ekzekutivit.

“Ky është debat që unë e kam zgjidhur që në 2000-in”, e mbylli Rama, fjalën për këtë çështje.

Të dy kategoritë e banorëve janë shprehur kundër këtij propozimi në protestat që kanë zhvilluara. Ata që e kanë banën e legalizuar janë shprehur se kompensimi që parashikohet në ligj është shumë herë më i ulët se vlera e tregut. Ndërsa ata që banesat i kanë të paligjshme, hanë shprehur se vetë Rama i ka premtuar atyre legalizimin e banesave gjatë fushatës elektorale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat