Si është e lidhur mafia italiane me atë shqiptare, flet ambasadori i BE-së

Shqipëria

Si është e lidhur mafia italiane me atë shqiptare, flet ambasadori i BE-së

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 08:13
Luigi Soreca

Në intervistën e tij të parë në “Opinion”, Ambasadori i ri i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, foli edhe për lidhjet e mafies italiane me atë shqiptare.

Keni ndonjë informacion për lidhjet mes mafies italiane dhe asaj shqiptare?

“Është e qartë se dy vendet dhe rrjedhimisht, dy veprimtari kriminale janë afër gjeografikisht dhe kjo nuk është e fshehtë. Ka pasur kontakte të organizatave të ndryshme në fushën e trafikimit të drogës, kontrabandës, emigrantëve, apo në mënyrë më të përgjithshme, në trafikun e paligjshëm. Ato ekzistojnë, luftohen nga të dyja anët, por ne duhet t’i monitorojmë ato”.

Në intervistën e tij për gazetarin Blendi Fevziu, Soreca tha se BE i ka mirëpritur operacionet e javëve të fundit në Shqipëri, ku policia ka nisur “të çmontojë disa banda shumë të rrezikshme”.

“Në Shqipëri të gjithë flasin për peshqit e mëdhenj. Javët e fundit që kur kam ardhur kam parë një operacion të ndërmarrë. BE dhe unë personalisht e kemi mirëpritur këtë operacion, që ka nisur të çmontojë disa banda shumë të rrezikshme në Shqipëri… Kam qenë shumë i qartë që në ditën e parë që kam mbërritur në Shqipëri, hetimet janë të rëndësishme, por ndjekja penale dhe dënimet janë edhe më të rëndësishme dhe ne duam një historik të qëndrueshëm të këtyre elementëve. Këto duhet të ndjekin njëri-tjetrin, dhe të bëhen zakon.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat