Soreca: Brukseli pret emërimin e Ministrit të Brendshëm

Shqipëria

Soreca: Brukseli pret emërimin e Ministrit të Brendshëm

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 09:07
Luigi Soreca

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca deklaron se Brukseli pret emërimin e Ministrit të Brendshëm.

Gjatë një interviste televizive mbrëmjen e djeshme, diplomati i BE në Shqipëri kërkoi që Ministria e Brendshme të jetë plotësisht funksionale.

“Ministri e Brendshme plotësisht funksionale do të thotë që Ministria duhet të jetë e aftë të ketë titullarin e vet sa me shpejt. Ne presim që Ministri i Brendshëm të emërohet së shpejti dhe kjo është ajo që ne nënkuptojmë me ministri plotësisht funksionale”, deklaroi Soreca.

Lidhur me dekretimin e Sandër Lleshajt si ministër i Brendshëm, Ambasadori tha se “debati mes Kryeministrit Rama dhe Presidentit Meta është e rëndësishme që të jenë brenda kufijve kushtetues dhe të vazhdojnë të punojnë së bashku për të gjetur një zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur”.

“ E shoh që Kryeministri dhe Presidenti po diskutojnë me njëri-tjetrin. Mendoj se është e rëndësishme që të jenë brenda kufijve kushtetues dhe të vazhdojnë të punojnë së bashku për të gjetur një zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur. Ky është synimi ynë, ky është objektivi i BE”, deklaroi ai. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat