Rama: Do të pastrohet administrata nga njerëz të padenjë

Shqipëria

Rama: Do të pastrohet administrata nga njerëz të padenjë

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 11:23
Edi Rama

Sikurse është bërë tashmë traditë edhe këtë të mërkurë kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim më qytetarët të cilët kanë marrë zgjidhje nga Platforma e Bashkëqeverisjes.

“Kushdo që ka një problem, hall dhe nuk gjen dot rrugë për të marrë atë që i takon dhe nuk merr përgjigje nga zyrat e shtetit mjafton që të shkojë përmes telefonit, kompjuterit, në zyrën më të afërt, apo zyrat e bashkëqeverisje dhe të regjistrojë problemin që ka dhe më pas të marrë zgjidhje brenda 10 ditësh.

Një deputet nuk arrin dot që për 3 minuta ta verë një ministër në shërbim të një çështje për një qytetar apo për komunitetin. Një qytetar, arrin, sepse automatikisht pasi regjistrohet në platformë dhe çështja hyn në proces menjëherë. Koordinatorët që janë këtu janë përfaqësues të qeverisë dhe venë në lëvizje mekanizimi. Në fund të çdo mbledhje qeverie del në ekran lista e çështjeve të platformës së qytetarëve me qeverinë sektor më sektor.

Kreu i qeverisë tha se të gjithë ata punonjës që nuk i japin zgjidhje problemeve të qytetarëve do të largohen nga puna.

“Do të pastrohet administrata nga njerëz të padenjë. Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka pasur një traditë të tmerrshme kur qytetarët nuk arrtin do të të merrnin atë që u takon, po them i një pensionisit që i takon me dinjitet. Nga ana tjetër çdo pensionist duhet ta dijë që jemi këtu për të zgjidhur çdo rast. Kjo është një mundësi reale që mjafton të gjendet rruga”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat