Periferia e Shkodrës, zona e njohur si Rus dhe pjesa e Kirasit, vazhdojnë të mbetetn territor lufte. Shumë pranë vendit ku ndodhi një shpërthim i frikshëm para disa muajsh, të mërkurën është regjistruar një ekzekutim.
Sërish në mes të pazarit u krye një masakër.
Nga të shtënat një person ka humbur jetën ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur. Viktima dyshohet se është Fatos Ferracaku. Të shtënat kanë ardhur nga një motor. Pak metra më larg është gjetur një motoçikletë e djegur, që dyshohet se u përket autorëve.
Para pak javësh u vra një tjetër person nga fisi Ferracaku. Bëhet fjalë për biznesmenin Arjan Ferracaku.
Në atë kohë u tha se ai ra viktimë e përplasjeve mes bandave në qytet.