Agron Duka: Bojkoti jo zgjidhja më e mirë, por presim rezultate

Shqipëria

Agron Duka: Bojkoti jo zgjidhja më e mirë, por presim rezultate

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 16:59
Agron Duka

Prej kohësh PD dhe aleatët e saj kanë bojkotuar Kuvendin e Shqipërisë duke vendosur një marrëdhënie të kushtëzuar me Parlamentin, për shkak të asaj që opozita e cilëson si kriminalizim të qeverisë dhe qeverisjes. Por a po prodhon ky qëndrim politik efektin e duhur dhe a janë të gjithë aleatët në një mendje me demokratët për këtë strategji? Për të mësuar më shumë mbi klimën brenda opozitës dhe strategjinë e saj politike në Top Talk, ka qenë i ftuar Agron Duka, Kreu i Partisë Agrare Ambjentaliste, një nga Aleatët e Lulzim Bashës.

Në studion Top Talk, Agron Duka vlerëson se bojkoti i Parlamentit, nuk është zgjidhja më e mirë, por sipas tij, më parë kjo ka rezultuar e suksesshme e mund të jetë efikase edhe këtë herë me vettingun në politikë për të demontuar lidhjen e krimit me politikën.

“Bojkoti i parlamentit, jo zgjidhja më e mirë. Opozitës i hiqet një armë e fortë për të debatuar, siç është edhe ajo për pr/buxhetin e vitit të ardhshëm. Por kjo ka dhënë rezultatet e veta. Bojkoti është përdorur herë pas here. Një rast i bojkotit ishte pas një incidenti në Kuvend, e u rikthye për ligjin e Dekriminalizimit”, u shpreh Duka.

Më tej kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, i vlerëson si subjektive deklaratat e Jozifina Topallit se opozita nuk po mbron atë çfarë qytetarët duan.
“Gjithkush ka gjykimin e tij, ato janë subjektive. Një rast suksesi është shembulli që solla unë, që ka qenë efektiv. Opozita beson se edhe këtë herë do të arrijë të njëjtin efekt. Nëse nuk bëhet vettingu në politikë do të jetë e vështirë shkëputja e politikës nga bota e krimit. Nëse do ketë sukses për këtë, mund të ketë një lloj konsesusi për të pasur një fund të këtij bojkoti”, u shpreh Agron Duka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat