Agron Duka: Ja pse nuk kandidoj për Bashkinë e Durrësit - Bota Sot
Agron Duka: Ja pse nuk kandidoj për Bashkinë e Durrësit

Shqipëria

Agron Duka: Ja pse nuk kandidoj për Bashkinë e Durrësit

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 17:06
Agron Duka

Për kreun e Partisë Agrare Ambjentaliste, Agron Duka, Durrësi ka bërë një regres të madh vitet e fundit, e kjo do ia bënte të vështirë punën nëse do të kandidonte e të fitonte në këtë Bashki.

Në studion e “Top Talk”, Agron Duka ka mohuar çdo mundësi që ai të jetë kandidati i opozitës për Bashkinë e Durrësit.

“Jemi në një proces për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet lokale. Do negociojmë, e do vendosim ata që besojmë se do të fitojnë. Nuk kam ndërmend të kandidoj për Bashkinë e Durrësit. Durrësi ka bërë regres të madh. Ka shumë probleme, nuk e mendoj se mund të rregullohen brenda një mandati”, u shpreh Duka.

Por kjo nuk është arsyeja e vetme e Dukës për të mos kandiduar në Durrës. “Është e vështirë të hysh në këtë luftë pa u zgjidhur më parë lidhjet e botës së krimit në Durrës me qeverinë”, theksoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...