Basha sërish në protestën e banorëve të “Unazës”: Janë zbuluar fakte tronditëse

Shqipëria

Basha sërish në protestën e banorëve të “Unazës”: Janë zbuluar fakte tronditëse

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 17:40
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është bashkuar sot protestës së banorëve të “Unazës së Re”, që prej gati dy javësh po protestojnë kundër shembjes pa dëmshpërblim të banesave të tyre.

Kryedemokrati Basha deklaroi se janë zbuluar fakte tronditëse dhe e vetmja gjë e ligjshme në këtë çështje është rezistenca e banorëve.

“Janë zbuluar fakte tronditëse, është paraqitur një projekt i pa kërkuar, në shkelje në një projkekt inxhinierik që është i vlefshëm për autostradë por jo për një rrugë në qytet, e dyta është afera korruptive që kemi denoncuar 40 milionë euro, e treta është që duhet të miratohet nga pushteti vendor”, tha Basha.

Kreu i PD-së tha se Erion Veliaj e ka shpirtin më të zi se plehrat e Sharrës, duke iu kundërpërgjigjur deklaratave të kryebashkiakut, që dje u shpreh se projekti nuk do të pengohej nga disa “shpellarë”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat