Basha: Qeveria “Berisha” do t’i dëmshpërblente edhe të palegalizuarit

Shqipëria

Basha: Qeveria “Berisha” do t’i dëmshpërblente edhe të palegalizuarit

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 23:25
Lulzim Basha

Për të dytën herë brenda pak ditësh lideri i opozitës shkoi pranë banorëve, të cilëve pritet t’u shemben pronat nga projekti i Unazës së Madhe.

Lulzim Basha citoi dy vendime të qeverisë “Berisha”, sipas të cilave parashikohet që të dëmshpërblehen me vlerën e tregut jo vetëm ata persona banesat e të cilëve janë legalizuar.

“I pari është i vitit 2011, i cili tregon standardin ligjor të vendosur nga qeveria “Berisha”, që pronarët e banesave në proces legalizimi të kompensohen me vlerë të plotë tregu, kur banesat e tyre preken nga projektet me interes publik. VKM SHPRONËSIMET e vitit 2012 provon që për projektin e Unazës së Madhe janë kompensuar me vlerë të plotë tregu edhe banesa që janë klasifikuar nga ALUIZNI në kategorinë “Proces legalizimi”.

Vijën e kuqe Lulzim Basha e hoqi edhe për prishjen e banesave tek zona e Unazës së Madhe, por ndryshe nga teatri këtë herë i bëri dy.

“Ashtu siç teatrit është vijë e kuqe edhe këtu është dy herë vijë e kuqe qytetarëve u lind e drejta të mbrojnë banesat e tyre me çdo forme dhe çdo çmim dhe PD do jete krah tyre”, u shpreh kreu demokrat.

Lulzim Basha ashpërsoi gjuhën ndaj kryebashkiakut, i cili më herët përmes një postimi sqaroi se nuk i është drejtuar me termin shpellarë protestuesve, por deputetëve të PD-së.

“Dhe në kushtet e kësaj paligjshmërie e institucioni që duhet të dilte në krah të banorëve të cilët kanë në krye një fundërrinë që del dhe sulmon qytetarët me shprehje raciste që ka shpirtin më të zi se plehrat e Sharrës”.

Lideri i opozitës sulmoi edhe Prokurorinë për mos nisjen e hetimeve për të paktën 5 shkelje që konstatohen sipas tij, në projektin e Unazës së Madhe. Pas takimit me Bashën protestuesit bllokuan rrugën sërish dhe dogjën goma makinash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat