Popullsia po tkurret, këto janë qarqet që po “shuhen”

Shqipëria

Popullsia po tkurret, këto janë qarqet që po “shuhen”

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 07:38
Foto ilustrim

Shtesa natyrore e popullsisë për tremujorin e tretë 2018, pasqyron një rënie me 35.4 %, në krahasim me tremujorin e tretë 2017, raportoi sot INSTAT teka numri i lindjeve ka shënuar rënie në të gjitha qarët e vendit përveç Tiranës.

Numri i lindjeve për tremujorin e tretë 2018 rezulton 6.859, duke shënuar një rënie prej 19,7 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2017. Numri i vdekjeve për tremujorin e tretë 2018 rezulton 4.640, duke shënuar një rënie prej 9,1 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2017.

Gjatë tremujorit të tretë 2018, numri i lindjeve tejkaloi me 2.219 numrin e vdekjeve. Në tremujorin e tretë 2018, shtesa natyrore e popullsisë për 12 qarqet e Shqipërisë, regjistron vlerën më të lartë në qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 1.150 numrin e vdekjeve.

Shtesë natyrore të lartë paraqet edhe qarku i Elbasanit me 281 lindje më shumë se vdekje, pasuar nga qarku i Durrësit me 260 lindje më shumë se vdekje.

Në tremujorin e tretë 2018, shtesa natyrore regjistron vlerë negative vetëm në tre qarqe (Gjirokastër, Vlorë dhe Korçë). Vlera më e ulët është regjistruar në qarkun e Gjirokastrës, ku numri i vdekjeve tejkalon me 66 numrin e lindjeve.

Përveç Tiranës, numri i lindjeve me rënie në të gjitha qarqet

Numri i lindjeve për tremujorin e tretë 2018 rezulton 6.859, duke shënuar një rënie prej 19,7 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2017. Numri më i ulët i lindjeve regjistrohet në qarkun e Gjirokastrës, 111 lindje, me një rënie prej 26.0 %, në krahasim me tremujorin e tretë 2017. Numri më i madh i lindjeve regjistrohet në qarkun e Tiranës me 2.287 lindje, të cilat shënojnë rënie me 14,1 % në krahasim me tremujorin e tretë 2017. Të gjitha qarqet e vendit pësuan rënie të numrit të lindjeve në tremujorin e tretë 2018, krahasuar me tremujorin e tretë 2017. Rënien më të madhe të numrit të lindjeve gjatë kësaj periudhe e paraqet qarku i Vlorës me 31.3 % dhe qarku i Korçës me 28,7 %.

Në rënie edhe numri i vdekjeve

Numri i vdekjeve për tremujorin e tretë 2018 rezulton 4.640, duke shënuar një rënie prej 9.1 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2017. Numri më i madh i vdekjeve regjistrohet në qarkun e Tiranës, me 1.137 vdekje, me një rënie prej 8.3 %, në krahasim me tremujorin e tretë 2017, shkruan ‘monitor’.

Numri më i vogël i vdekjeve regjistrohet në qarkun e Kukësit, me 107 vdekje, me një rënie prej 14.4 %, në krahasim me tremujorin e tretë 2017. Rënia më e madhe e numrit të vdekjeve në krahasim me tremujorin e tretë 2017, është regjistruar në qarkun e Fierit me 18,2 %. Në tremujorin e tretë 2018, me rritje të numrit të vdekjeve paraqitet qarku i Durrësit me 10.6 % dhe qarku i Gjirokastrës me 3.5 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2017.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat