Vrasja në Shkodër, 20 të shoqëruar, Ferracaku u qëllua nga një person, tjetri qëndroi.....

Shqipëria

Vrasja në Shkodër, 20 të shoqëruar, Ferracaku u qëllua nga një person, tjetri qëndroi.....

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 09:14
Foto

Një krimi i rëndë goditi Shkodrën një ditë më parë, një I vrarë dhe një i plagosur ishte bilanci i kësaj ngjarje tragjike.

Ndërkohë edhe zbardhur edhe dinamika e këtij krimi të tmërrshe. Kanë dalë detaje të reja nga vrasja mafioze e Fatos Ferracakut dhe plagosja e Fatmir Mehaj mesditën e djeshme.

Mësohet se policia ka shoqëruar deri tani rreth 20 persona për marrjen në pyetje, mes tyre edhe dëshmitarë okularë.

Nga dëshmitë e personave në fjale dhe kqyrja e disa kamerave të sigurisë, rezulton se vetëm një person është përfshirë në vrasje, ndërsa bashkëpunëtori i dytë e ka pritur në motorin TMAX 550 kubik, ngjyrë i errët, me të cilin janë larguar nga vendngjarja dhe më pas e kanë djegur.

Autori i vrasjes dhe bashkëpunëtori kanë qenë me skafanda të errëta, ku autori mësohet se është afruar pranë viktimës në një distancë më pak se 10 metra dhe ka qëlluar ndaj tij.

Ai ka patur një xhaketë ngjyrë të kuqe veshur, sipas dëshmive të tregtarëve që kanë parë ngjarjen e rëndë.

Ndërkohë personi që mbeti i  plagosur, Fatmir Mehaj, është qëlluar pasi tentoi të ndërhynte për të ndaluar ngjarjen, thonë burime policore.

Mbetet i vështirë identifikimi sipas policisë për shkak se nga pamjet e verifikuara përmes kamerave, skafandat nuk lejojnë të dallohen fytyrat e autorëve apo ndonjë tjetër tipar dallues që mund të lejonte identifikimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat