Ahmetaj: PPP-të, shërbim për qytetarët

Shqipëria

Ahmetaj: PPP-të, shërbim për qytetarët

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 10:54
Arben Ahmetaj

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, deklaroi të enjten nga foltorja e Kuvendit se Partneriteti Publik Privat (PPP) nuk është gjë tjetër veçse shërbim ndaj qytetarit.

“PPP-të janë të gjitha transparente. Opozita tha që koncensionet rëndojnë mbi qytetarët. Rruga e Arbrit, tha, me koncesion që kushton 240 milionë euro, pse duhej të bëhej tani? Ajo rrugë duhej të bëhej tani, edhe pse buxheti nuk kishte mundësi ta bënte, dhe prandaj hyn PPP-ja, procedurë totalisht transparente. Kjo bën të mundur që dibranët të mos presin 20 vite për rrugën. Pyes opozitën, çfarë keni me dibranët që s’doni të bëhet rruga? Se nuk ju dhanë votën? S’jua dhanë se nuk e meritoni”, u shpreh Ahmetaj.

“Rrugë me koncesione bën e gjithë bota. Ne kemi bërë gjithë ato rrugë, dializë, check-up, inceneratorët për plehrat. Apo doni që qytetarët të mbyten? Janë shërbime publike”, shtoi Ahmetaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat