Përjashtimi i opozitës nga KSA, Vasili: Pse hesht misioni i BE në Tiranë?

Shqipëria

Përjashtimi i opozitës nga KSA, Vasili: Pse hesht misioni i BE në Tiranë?

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 11:16
Petrit Vasili

Kreu i deputetëve të LSI-së Petrit Vasili ka rëaguar ashpër ndaj përjashtimit të opozitës nga Këshilli i Stabilizim Asocimit.

Ai ka kritikuar edhe përfaqësisë e BE në Tiranë e cila, sic tha ai, po hesht ndaj kësaj ngjarje.

Vasili thekson se “nuk ka vlerë që BE në Tiranë, të jetë aktive për argument shpesh periferike të jetës politike të vendit dhe të qëndrojë indiferente ndaj atyre cështjeve ku ajo ka rol të drejtpërdrejtë dhe ku integrimi europian është kryeëçshtja.

Ja  reagimi i plotë i Petrit Vasilit

BE ne Tirane ne funksion te integrimit per qeverine apo per Shqiperine???

Keshilli i Stabilizim Asocimit serish u mblodh pa ftuar te jete pjese opozita shqiptare,e cila perfaqeson shumicen e shqiptareve.
Nga 2013 deri ne 2017 opozita ka qene gjithmone e pranishme dhe kjo i ka bere mire procesit.
BE ne Tirane ne ato vite e promovoi fort kete pjesemarrje gjitheperfshirese maxhorance opozite.

Sot kjo nuk po ndodh.

Perse BE ne Tirane hesht?
A e ndihmon procesin e integrimit nje pjesmarrje e njeanshme vetem e perfaqesuesve te qeverise rekordet e erreta te se ciles jane halli i madh i shqiptareve,i integrimit te frenuar europian por edhe i Brukselit?
Cfare e frenon BE ne Tirane qe te promovoje gjitheperfshirjen?

Nuk ka vlere, qe BE ne Tirane te jete aktive per argumenta shpesh periferike te jetes politike te vendit dhe te qendroje indiferente ndaj atyre ceshtjeve ku ajo ka rol te drejtperdrejte ku integrimi europian eshte kryeceshtja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat