Kryemadhi lëshon ‘bombën: Shumë shpejt do dalin faktet me zë dhe figurë se tjetërsohet vota

Shqipëria

Kryemadhi lëshon ‘bombën: Shumë shpejt do dalin faktet me zë dhe figurë se tjetërsohet vota

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 17:58
Kryetarja e Lëvizjes socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar një takim me strukturat e LSI-së në Dibër. Gjatë fjalës së saj Kryemadhi theksoi se sot në Shqipëri qeveris një mazhorancë me vota të blera, pasi tashmë janë faktuar lidhjet e deputetëve dhe kryebashkiakëve të Rilindjes me botën e krimit.

Më tej kryetarja e LSI paralajmëroi se së shpejti do ketë fakte me zë dhe figurë se si tjetërsohet vota.

 “Data e zgjedhjeve lokale është dekretuar dhe ne duhet të jemi të gatshëm për të përgatitur listën e këshilltarëve. Po përgatitemi dhe po konsultohemi dhe me partitë e opozitës për të zgjedhur kandidatët për kryebashkiakë. Strukturat tona të LSI duhet të fillojë rakordimin me PD dhe partitë e tjera të opozitës për listat e këshilltarëve. Unë nuk jam e bindur që do këtë vetëm zgjedhje vendore në qershor për shkak të situatës politike. Vendi është pushtuar nga kaosi dhe pasiguria. Ju keni parë se si Vangjush Dako komunikonte me bandat për të tjetërsuar votën. Do ketë fakte të tjera me zë dhe figurë se si tjetërsohet vota”- tha Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat