“Bularati”, Meta: Shërbimet të hapin sytë, mund të kemi provokime të reja!

Shqipëria

“Bularati”, Meta: Shërbimet të hapin sytë, mund të kemi provokime të reja!

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 07:08
Presidenti Ilir Meta

Presidenti Meta, i ftuar mbrëmjen e sotme në Open të gazetares Eni Vasili, foli edhe për çështjen e Bularatit, duke e cilësuar atë si aspak rastësore, madje tha se duhet të përgatitemi me provokime të tjera. Ai tha se ka paralajmëruar edhe shërbimet në vend që të “hapin sytë”.

“E rëndësishme të bëhet një analizë më e plotë e gjithë administrimit të një situate të tillë e të përgatitemi për provokime të tjera, sepse kemi përpjekje në vazhdimësi për të stisur raporte të paqena në funksion të axhendave të ndryshme që si shpërbejnë paqes në rajon”, tha Meta.“I kam paralajmëruar shërbimet tona të hapin sytë prej kohësh për situata të tilla që s’janë sporadike”, shtoi kreu i shtetit.“Kemi të bëjmë me një provokim të qëllimshëm dhe një përpjekje për të përshkallëzuar tensionet. Duhet të jemi të qetë në teorikë dhe të përmbajtur dhe të vendosur në respektimin e ligjeve tona”, shtoi Presidenti.Do ndikojë ngjarja në Bularat negociatat me Shqipërisë e Greqisë?“S’ka arsye pse duhet të ndikojë. Duhet të mbetet një ngjarje e izoluar, por përpjekjet për acarimet e marrëdhënieve shqiptaro-greke do vijojë. E rëndësishme që ne të jemi të qetë dhe të përmbajtur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat