LSI-së i kthehet në fiksim sulmi ndaj ambasadorëve të BE-së: Po punoni për qeverinë?

Shqipëria

LSI-së i kthehet në fiksim sulmi ndaj ambasadorëve të BE-së: Po punoni për qeverinë?

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 07:27
Petrit Vasili

Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila nuk kishte ditë që nuk sulmonte ambasadoren e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, për shkak të angazhimit të saj për reformën në drejtësi, ka nisur sulmet edhe ndaj ambasadorit të ri. Këtë gjë, natyrisht ia ka lënë si detyrë Petrit Vasilit.

“BE ne Tirane ne funksion te integrimit per qeverine apo per Shqiperine??? Keshilli i Stabilizim Asocimit serish u mblodh pa ftuar te jete pjese opozita shqiptare,e cila perfaqeson shumicen e shqiptareve.

Nga 2013 deri ne 2017 opozita ka qene gjithmone e pranishme dhe kjo i ka bere mire procesit. BE ne Tirane ne ato vite e promovoi fort kete pjesemarrje gjitheperfshirese maxhorance opozite.

Sot kjo nuk po ndodh. Perse BE ne Tirane hesht? A e ndihmon procesin e integrimit nje pjesmarrje e njeanshme vetem e perfaqesuesve te qeverise rekordet e erreta te se ciles jane halli i madh i shqiptareve,i integrimit te frenuar europian por edhe i Brukselit?

Cfare e frenon BE ne Tirane qe te promovoje gjitheperfshirjen? Nuk ka vlere, qe BE ne Tirane te jete aktive per argumenta shpesh periferike te jetes politike te vendit dhe te qendroje indiferente ndaj atyre ceshtjeve ku ajo ka rol te drejtperdrejte ku integrimi europian eshte kryeceshtja” shkruan Vasili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat