Zëvendësministri i dorëhequr: Po të rrija do të kisha gjëra për të fshehur

Shqipëria

Zëvendësministri i dorëhequr: Po të rrija do të kisha gjëra për të fshehur

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 11:52
Ish-zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka

Ish-zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka, gjatë një interviste pas dorëheqjes së tij nga posti që iu besua nga kryeministri Rama, u shpreh se nëse: “do të rrija më në atë post kam frikë se do të kisha gjëra për të fshehur.”

Ditën e sotme në një intervistë për “Kafein”, ai tregon mes te tjerash nje episod nga koha kur protestonte si student i levizjes studentore.

“Po them një informacion që nuk e kam ndarë me askënd. Kur kam qenë në vit të katërt apo të pestë në mjekësi, kur studioja në Shqipëri, isha pjesë e protestave të lëvizjes studentore për reformën në sistemin arsimor dhe u bë edhe si luftë kundër dekanit në atë kohë. Mua më erdhi një çek i bardhë në atë kohë për t’u plotësuar nga një person i caktuar, më tha ‘plotëso dhe mbylle gojën’, ndërkohë në atë kohë prindërit e mi kishin borxhe, dhe unë e grisa çekun e bardhë. Dua të them me këtë se nuk kam ardhur për të marrë lek dhe nuk e shikoja këtë pozicion për pushtet, por si mundësi për arsimin e lartë, që mendoj se është drama dhe plaga më e madhe e shoqërisë shqiptare”, u shpreh Muka.

Kurse gjatë një interviste me Ora News, ai u shpreh se zyra e tij në Ministrinë e Arsimit ishte bosh, madje edhe kafet dhe ujin për personat që i vinin në zyrë, duhet t’i blinte me rrogën e tij

“Taulanti, kur ka vajtur në punë ka gjetur një zyrë bosh në aspektin e dokumentave. Unë mbaj mend kryeministrin e vendit dhe zotin Braçe që thoshte që zyrat ishin bastisur. Unë kisha karrigen dhe tavolinat, por nuk kisha përmbajtjen brenda. Ka qenë një zyrë bosh dhe pulti i televizorit ishte marrë dhe letra higjenike ishte marrë. Aty kuptova që unë nuk po ndihesha në shtëpinë time dhe pse aty informacioni nuk ishte, sepse pavarësisht kush vjen zv/ministër, dokumentacioni duhet të qëndrojë. Nuk ka një protokoll, zv/ministri nuk është një person kushdo. Ai ka një detyrë të rëndësishme. Unë nuk jam mësuar me këtë model dhe vij nga një kulturë tjetër. Ka një mungesë menaxheriale. Në Ministrinë e Arsimit nuk ka ujë të pish dhe kafet kushdo që do më vinte në zyrë do t’i blija unë me rrogën time”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat