Kapet një tjetër peshkaqen i madh në brigjet shqiptare

Shqipëria

Kapet një tjetër peshkaqen i madh në brigjet shqiptare

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 13:05
Peshkaqeni

Një tjetër peshkaqen i madh është kapur nga peshkatarët në zonën e Himarës.

Ata kanë qenë në gjueti kur panë në rrjetat e tyre specien e rrezikeshme katër metra të gjatë dhe që peshonte 412 kg. Ky peshkaqen quhet peshkaqen “Dem” dhe është i frikshëm.

Nuk dihet arsyeja e afrimit të peshkaqenëve në breg të detit, por peshkatarët thonë se ka lidhje me kushtet klimaterike. Vetëm dy ditë më parë një peshkaqen u kap në ujërat e Adriatikut në Durrës. Kurse në muajin shtator një peshkaqen “Dem” u kap në ujërat e deti Jon në Vlorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat