Ambasadorja holandeze: Bashkëpunim në luftën kundër krimit e korrupsionit

Shqipëria

Ambasadorja holandeze: Bashkëpunim në luftën kundër krimit e korrupsionit

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 19:36
Guusje Korthals Altes

Ambasadorja holandeze e ka konsideruar si një pikë të rëndësishme bashkëpunimin mes disa instancave për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar për anëtarësimin e vendit në BE.

Lufta ndaj korrupsionit dhe krimit te organizuar, që vendi të realizojë objektivat e anëtarësimit, duhet të jetë në fokusin e organeve ligjzbatuese. Nga Korça, ku ishte e pranishme në takimin, Llogaridhënia publike per parandalimin e krimit, diplomatja holandeze vleresoi si thelbësor bashkëpunimin mes tre aktorëve të rëndësishëm: bashkive, policisë dhe prokurorisë.

“Takimi, i cili për herë të parë bëri bashkë, vendorët me policinë dhe Prokurorinë, u fokusua tek llogaridhënia e insitucioneve para qytetarëve, zëri i të cilëve duhet të dëgjohet, në funksion të rritjes së parametrave të sigurise dhe cilësisë së jetës. Parandalimi i krimit dhe përfshirja e qytetarëve duke denoncuar shkeljet e ligjit, ishin një tjetër argument mbi të cilin debatuan qytetarët dhe përfaqësuesit e policisë e bashkisë”, tha ambasadorja holandeze Guusje Korthals Altes.

Duke dhënë mbështetjen ndaj Shqipërisë për zbatimin e reformave integruese, ambasadorja apeloi që insitucionet të jenë të hapura për të dëgjuar zërin e qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat